Aksident i rëndë në Peshkëpi të Vlorës, dy të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një makinë ka dalë  nga rruga përgjatë aksit Peshkëpi–Kot, me pasojë dy të plagosur.

Aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.

Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

 

The post Aksident i rëndë në Peshkëpi të Vlorës, dy të plagosur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: