Europa League nis me përplasje të dhunshme: në Nisë arrestohen 102 tifozë të Romës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbrëmja e së martës ka qenë me tension të madh në qendër të Nisë, ku janë shënuar incidente që kanë përfshirë tifozët e Romës, në prag të ndeshjes së Europa League mes verdhekuqve dhe skuadrës franceze. Sipas asaj që raporton L’Equipe, 102 persona “në posedim të armëve” janë arrestuar dhe vënë në ndalim. E përditshmja citon burime të policisë së Alpes Maritimes. Incidentet dyshohet se kanë ndodhur në sheshin qendror Place Masséna, në zemër të qytetit të Rivierës Franceze.

Sipas një dëshmitari, të cituar gjithashtu nga Nice-Matin, sherri ka nisur pasi disa tifozë, të ulur në tarracën e një restoranti, filluan të hidhnin gota drejt policisë, duke shkaktuar një ndjekje nëpër rrugët e Nisë së Vjetër. Disa nga individët e ndaluar mbanin maska për të mos u njohur.

Mbi 200 policë dhe xhandarë, mes tyre dy njësi lëvizëse policie, u vendosën në qendër të qytetit për të shuar incidentet. Tifozëve romanistë iu sekuestruan sende të forta dhe të rrezikshme si shufra hekuri, bishta fshese, tuba plastike, lopata, thika dhe çekiçë. Ultrasit verdhekuq u shpërndanë në disa komisariate të departamentit dhe iu dorëzuan gjykatave nën autoritetin e prokurorit të Nisë. Sekuestrimet dhe reagimi i shpejtë i forcave franceze të rendit penguan dhunë dhe dëme të tjera në qendrën e qytetit francez.

League Stage Europa League

18:45 FC Midtjylland – Sturm Graz
18:45 PAOK FC – Maccabi Tel Aviv
21:00 Dinamo Zagreb – Fenerbahçe
21:00 FK Crvena Zvezda – Celtic
21:00 Freiburg – Basel
21:00 Malmo FF – Ludogorets Razgrad
21:00 Nice – AS Roma
21:00 Real Betis – Nottingham Forest
21:00 SC Braga – Feyenoord

The post Europa League nis me përplasje të dhunshme: në Nisë arrestohen 102 tifozë të Romës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: