I dyshuar si ekzekutor i Gjin Ndojt, Apeli lë në burg Denis Brajoviçin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviç, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë.

Brajoviç akuzohet për vrasjen e Gjin Ndoj (Boriçit), ngjarje e ndodhur në muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës.

Denis Brajoviç ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky ECC, dyshohet se urdhërues i eliminimit të Gjin Ndojt ishte Behar Bajri, ndërsa ekzekutor, Denis Brajoviç.

The post I dyshuar si ekzekutor i Gjin Ndojt, Apeli lë në burg Denis Brajoviçin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: