Kurti: Vullnetin për zgjedhjen e presidentit me LDK-në e kemi kthyer në marrëveshje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, theksoi se, vullnetin për zgjedhjen e presidentit me LDK-në e kanë kthyer në marrëveshje.

Ai nuk pranoi që të komentojë votat kundër të gjashtë deputetëve të LDK-së, teksa tha se qëndrimin do ta japin pas mbledhjes me deputetët e VV-së.

“Vullnetin për zgjedhjen e presidentit e kemi shndërruar në marrëveshje me LDK-në me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut. Mbrëmë kemi pasur takim në VV me kryesinë, tash po shkoj në mbledhjen e Grupit Parlamentar e më pas do të mund të ju drejtohem”, tha Kurti.

Më herët, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se disa deputetë të LDK-së po duan që ta çojnë vendin në zgjedhje.

Pas shumë takimeve, dje kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku me kryetarin e LVV-së Albin Kurti, kanë arritur marrëveshjen për kandidatin konsensual për president.

The post Kurti: Vullnetin për zgjedhjen e presidentit me LDK-në e kemi kthyer në marrëveshje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: