(VIDEO) Shiu i jashtëzakonshëm ndërpret ndeshjen për Kupën e Italisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kupa e Italisë zbriti në fushë sot për të luajtur ndeshjet e radhës. Sfida mes Veronës dhe Venezias, e zhvilluar këtë pasdite, u ndërpre për pak çaste.

Në stadiumin “Bentegodi” nisi një shi i papritur, çka detyroi arbitrin Calzavara t’i dërgojë që të gjithë në dhomat e zhveshjes.

Gjithsesi, pas përmirësimit të situatës, ndeshja rifilloi. Kujtojmë që rezultati aktual në Verona-Venezia është 0-0.

The post (VIDEO) Shiu i jashtëzakonshëm ndërpret ndeshjen për Kupën e Italisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: