Aksident i rëndë në Peqin/ Humb jetën punonjësi i pastrimit të rrugëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Peqin–Elbasan ne fshatin Perparim.

Një furgon është përplasur me një automjet të mbledhjes së mbeturinave, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjës i pastrimit.

Sipas informacioneve paraprake që jep policia, përplasja ka qenë e fortë dhe punonjësi i mbledhjes së mbeturinave, i cili ndodhej pranë automjetit të punës në momentin e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ai është identifikuar si Bedri Dedaj. Policia dhe grupi hetimor shkuan ne vendin e ngjarjes per te percaktuar shkaqet e aksidentit. /LAPSI.al

The post Aksident i rëndë në Peqin/ Humb jetën punonjësi i pastrimit të rrugëve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: