Denoncoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte.

Mësohet se Këlliçi është paraqitur për t’u pyetur lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Anëtari i Kryesisë së PD ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë edhe sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.

Në gjyqin për ish-drejtorët e bashkisë janë disa dëshmitarë mes të cilëve Arbjan Mazniku, Dritan Kadiu, Gazment Haxhia etj.

 

The post Denoncoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: