Disapora4Innovation, vizitë studimore në H-Farm, platforma më inovative e Europës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, që ka si qëllim aktivizimin e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin ekonomik si dhe krijimin e një ekosistemi të ndërlidhur e të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, në Shqipëri, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, do të zhvillojnë një vizitë studimore në H- FARM, një nga platformat më inovative të Europës për arsim, sipërmarrje dhe teknologji, në Venecia.

Kjo vizitë studimore, e cila është propozuar nga akademikja e diasporës Valentina Ndou, është konceptuar si një përvojë dinamike mësimore për akademikët e Diaspora4Innovation, për t’u njohur përmes komunitetit akademik dhe sipërmarrës të H-FARM me qasje të reja mbi inovacionin dhe sipërmarrjen. Ata do të ndajnë përvojat dhe praktikat e tyre, ndërsa do të fitojnë njohuri të drejtpërdrejta mbi metoda dhe perspektiva bashkëkohore dhe mbi mënyrën, se si krijohen dhe zhvillohen mjediset e bazuara në inovacion.

Përgjatë kësaj vizite, akademikët do të vizitojnë Future Farming, që përfaqëson një nga projektet më inovative të H-FARM, duke treguar se si teknologjia po transformon bujqësinë.

Do të vijojnë me vizitën në kampusin H-FARM, ku do të njihen me Qendrën e Startup-eve, udhëhequr nga Zeno Tosoni, Menaxher i Qendrës së Sipërmarrjes dhe Startup-eve; do të njihen me modelet praktike të H-FARM mbi punëtorinë mbi sipërmarrjen dhe iniciativat startup, si edhe me aktivitetet e kolegjit H-FARM, që do të prezantohet nga Antonella Sannella, Drejtore Ekzekutive e Kolegjit H-FARM dhe Silvia Dell’Acqua, Shefe e Partneriteteve Ndërkombëtare dhe Korporative të Kolegjit H-FARM.

Projekti Diaspora4Innovation që u lançua zyrtarisht në maj 2024, është konceptuar mbi tre shtylla kryesore: Diaspora akademike; Diaspora profesionale si mentore, start-up-e apo aktorë të ekosistemit sipërmarrës; Diaspora si promovuese dhe lehtësuese e lidhjeve ndërkombëtare.

Pjesa më thelbësore e projektit është Diaspora4Education, që mundëson, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Diaspora4Education”- nënshkruar në Tiranë – partneritet me EU4Innovation, projekt i GIZ në Shqipëri, GERMIN dhe tetё Universiteteve Shqiptare, të cilat angazhohen që nëpërmjët akademikëve e lektorëve të tyre në bashkëpunim me akademikë e profesionistë të diasporës, të rishikojnë e përmirësojnë kurse specifike brenda programeve të ndryshme studimore, duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, por edhe si të zhvillojnë bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor, me një vëmendje të shtuar mbi projektet e Horizon Europe.

Pritet, gjithashtu që rreth 500 nxënës të ekspozohen ndaj këtyre temava/koncepteve mbi sipërmarrjen e inovacionin, apo metoda të reja në mësimdhënie në universitetet përkatëse.

Pjesëmarrës këtë vizitë studimore do jenë akademikët rezidentë: Irina BrankoLektore, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës; Blendi ShimaLektor, Fakulteti i Ekonomisë, Instituti Kanadez i Teknologjisë; Gentjan UlajAsistent Lektor, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i New York-ut Tiranë; Entelë GavoçiShefee Departamentit Inxhinierisë Elektronike dhe Telekomunikacionit, Instituti Kanadez iTeknologjisë; Nihat Adar – Shef i Departamentit Inxhinierisë Softuerit, Instituti Kanadez iTeknologjisë; Blerta Dragusha – Dekane e Fakultetit Ekonomisë, Universiteti i ShkodrësLuigj Gurakuqi”; Vehap Kola – Asistent lektor i Menaxhimit, Departamenti i Administrimit Biznesit, Universiteti i New York-ut Tiranë; Edmira CakraniLektore, Fakulteti iEkonomisë, Universiteti Western Balkan University si dhe akademikët nga diaspora, Valentina Ndou – Profesore e Asociuar e Certifikuar dhe Kërkuese shkencore, Fakulteti i Inxhinierisë përInovacion Inxhinierinë e Menaxhimit, Universiteti i Salentos; Endrit KromidhaProfesor iAsociuar fushën e Ndërmarrjes dhe Inovacionit, Departamenti i Menaxhimit, Universiteti iBirmingham-it; Adelajda MatukaAsistente junior, Departamenti i Ekonomisë, Universiteti iBolonjës; Lisana Berberi – Senior Researcher, Qendra e Llogaritjeve Shkencore / Karlsruhe Institute of Technology. (Artikull Promocional) 

Screenshot

The post Disapora4Innovation, vizitë studimore në H-Farm, platforma më inovative e Europës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: