Klevis Balliu shpërthen ndaj Ramës: “Kartelet, nga terroriste në SHBA, në ortakë kullash në Shqipëri”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i Partise Demokratike, Klevis Balliu, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për bashkëpunim me organizata të narkotrafikut ndërkombëtar, konkretisht në ndërtimin e kullave në kryeqytet.

Në një deklaratë publike, Balliu i referohet një botimi të fundit në Romë, ku sipas tij, është zbuluar një marrëveshje mes Ramës dhe karteleve të drogës në Aruba për të investuar në ndërtimet e Tiranës.

“Kjo narkomarveshje e qeverisë faktoi përfundimisht skemën kriminale të pastrimit të parave nëpërmjet kullave të Edi Ramës”, u shpreh Balliu.

Sipas tij, vendimi i Ramës për ta përqendruar dhënien e lejeve të ndërt…
Balliu e cilësoi këtë si një nga kërcënimet më të rënda ndaj demokracisë në vend dhe kërkoi veprim nga drejtësia dhe presion ndërkombëtar për të ndalur, sipas tij, aleancën e krimit me qeverinë.

Reagimi i Balliut:

Në një botim të fundit në Romë është zbuluar marrëveshja e Edi Ramës me organizatat e narkotrafikut në Aruba, për investime në kullat e kryeqytetit.
Kjo narkomarveshje e qeverisë faktoi përfundimisht skemën kriminale të pastrimit të parave nëpërmjet kullave të Edi Ramës.

Që në fillim të pushtetit të tij, Rama ndryshoi ligjin duke vendosur se lejet për ndërtimin e kullave do të jepeshin vetëm përmes KKRT-së, ku kryetar është vetë ai. Ky mekanizëm u ngrit për të garantuar që kartelet e drogës të bashkëpunonin drejtpërdrejt me Kryeministrin.

Sot kontrasti është dramatik: në SHBA, kartelet shpallen organizata terroriste, ndërsa në Shqipëri shpallen partnerë të qeverisë.
Paratë e tyre nuk ndërtojnë vetëm kulla, por blejnë pushtetin e Ramës, sepse janë pikërisht këto para që manipulojnë dhe blejnë zgjedhjet në vendin tonë.

The post Klevis Balliu shpërthen ndaj Ramës: “Kartelet, nga terroriste në SHBA, në ortakë kullash në Shqipëri” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: