Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një mjek 44-vjeçar në Tiranë është vënë nën hetim, pasi një paciente ka kallëzuar se ai e ka ngacmuar para se t’i kryhej një ndërhyrje mjekësore në spital.
Sipas denoncimit të pacientes, gjatë vizitës dhe përgatitjes për ndërhyrje, mjeku nuk ka respektuar rregullat e etikës profesionale.
Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Gj., 44 vjeç.
The post Ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, mjeku 44-vjeçar në Tiranë nën hetim nga prokuroria appeared first on GIJOTINA.
