Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Sllovenia i ka ndaluar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu hyrjen në territorin e saj.
Ky vendim vjen pas një ndalimi ndaj dy ministrave të ekstremit të djathtë në kabinetin izraelit në korrik, thuhet në një deklaratë qeveritare.
Sllovenia, një anëtare e Bashkimit Evropian, njohu shtetin palestinez vitin e kaluar dhe vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht.
Sipas të dhënave të AFP-së, të paktën 151 vende nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tashmë e njohin shtetin e Palestinës.
The post Qeveria e Sllovenisë shpall kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu NON GRATA appeared first on GIJOTINA.
