Silva Caka zëvëndësministre, reagon Partia e Lirisë: Tha se do ndiqte “Shkollën e Magjistraturës”, por u ul në prehrin e pushtetit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia e Lirisë ka reaguar me tone të ashpra pas kalimit të një ish-anëtareje të saj në radhët e Qeverisë, duke e akuzuar për braktisje të vlerave dhe bashkëpunim me atë që e quan “qeveri të krimit dhe korrupsionit”.

Në një deklaratë publike, pa përmendur emra, por duke iu referuar Silvana Çelajt, PL thekson se:
“Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pavlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.”

Partia akuzon Çelajn se ka gënjyer kur dha dorëheqjen më shumë se një vit më parë për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës, ndërkohë që sipas PL, “në fakt rezultoi aplikim për në ‘shkollën’ e korrupsionit, krimit dhe vesit”.

Deklarata përfundon me një theksim të vendosmërisë për të vijuar luftën politike kundër qeverisë Rama:
“Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen e kauzave madhore, për të shkurtuar ditët e regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin.”

The post Silva Caka zëvëndësministre, reagon Partia e Lirisë: Tha se do ndiqte “Shkollën e Magjistraturës”, por u ul në prehrin e pushtetit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: