(VIDEO) Policia e Tiranës intensifikon kontrollet rrugore: 59 gjoba për shkelje në rrethrrotullime dhe parakalime të rrezikshme

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, me qëllim garantimin e sigurisë dhe disiplinës në qarkullim.

Gjatë verifikimeve janë vendosur 59 gjoba ndaj drejtuesve që nuk respektuan radhën në rrethrrotullimet e Selitës dhe Liqenit të Thatë, kryen parakalime të rrezikshme në Rrugën e Arbrit apo parkime të gabuara.

Në një rast, një automjet rezultoi me 40 masa administrative të papaguara dhe u shoqërua nga mjet ngritës.

Policia njofton se kontrollet do vijojnë për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar një lëvizje të sigurt në kryeqytet. Drejtuesit e mjeteve u bëhen thirrje të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

The post (VIDEO) Policia e Tiranës intensifikon kontrollet rrugore: 59 gjoba për shkelje në rrethrrotullime dhe parakalime të rrezikshme appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: