Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, Policia: Gjetëm plagë të shkaktuara me thikë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 51-vjeçarit mbrëmjen e kaluar në Durrës. Mësohet se Valbon Beqiraj është gjetur i pajetë nga nipi i tij në banesë mbrëmjen e kaluar. Në këtë moment ai ka njoftuar policinë, e cila pas ekspertizës së grupit hetimor ka zbuluar në trupin Beqirajt shenja dhunë si dhe plagë të shkaktuara me thikë.

Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar se cilët janë, ndërkohë që hetimet për të zbardhur ngjarjen po vijojnë.

The post Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, Policia: Gjetëm plagë të shkaktuara me thikë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: