Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabre në Durrës: Dyshohet lidhje intime mes autorit dhe viktimës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 51-vjeçarit Valbon (alias Marko) Beqiri, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Durrës nga 24-vjeçari Teilor Tivari.

Fillimisht, autori pretendoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje pasi viktima kishte tentuar ta përdhunonte. Por burime pranë hetimit thonë se pista kryesore e Policisë dhe Prokurorisë është ajo e një vrasjeje të paramenduar, me dyshime se mes viktimës dhe autorit kishte një lidhje intime.

Sipas ekspertizës paraprake, Beqiri është goditur me thikë mbi 20 herë. Trupi i pajetë u gjet vetëm me të mbathura, i mbuluar nga gjaku, nën tavolinën e kuzhinës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të një përleshjeje të fortë, dhe gjurmë gjaku në të gjithë ambientin, që nga dera hyrëse deri në brendësi të apartamentit.

 

The post Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabre në Durrës: Dyshohet lidhje intime mes autorit dhe viktimës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: