Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia në Elbasan arrestoi një person pasi plagosi me thikë një person tjetër pas një konflikti.
Pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në lagjen “Shënkoll’, policia kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 29 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se dje, në lagjen “Shënkoll”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë).
I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
The post Plagosi me thikë 67-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan appeared first on GIJOTINA.
