Salianji përfundon shërbimin e provës: U burgosa për shkak të bindjeve politike. Jam i bindur në fitore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka përfunduar shërbimin e provës dhe ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen e tij në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në një deklaratë për mediat, Salianji e cilësoi dënimin e tij si tërësisht politik.

“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar,” tha Salianji, duke theksuar se denoncimet e tij të mëparshme për lidhjet e krimit me qeverinë po faktohen dita-ditës.

Ai e quajti dënimin e tij një “njollë turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama” dhe shprehu bindjen se lufta e tij ligjore sapo ka filluar.

Salianji bëri të ditur se do të depozitojë ankimin e tij në Gjykatën Kushtetuese dhe, nëse nuk do të ketë një vendim të drejtë, do të vazhdojë betejën deri në Strasburg. “Jam i bindur në fitore,” theksoi ai.

The post Salianji përfundon shërbimin e provës: U burgosa për shkak të bindjeve politike. Jam i bindur në fitore appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: