Ndalet Juventusi, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Juventusi dhe Atalanta luajtën ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Serinë A.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bergamaskëve falë golit të Sulemana të realizuar në minutën e 45’+1′.

Bardhezinjtë rikthyen baraspeshën në 78′ me Kabal falë një gabimi të mbrojtjes së Atalantës.

Në të 80-ën, miqtë ngelën me 10 lojtarë për shkak se kapiteni De Run mori karton të kuq dhe u mbrojtën për më shumë se 15 minuta lojë.

Edon Zhegrova u aktivizua në fushë në minutën e 64-të duke i marrë vendin Opendës.

Pas këtij barazimi, Juvja pozicionohet në vendin e 2-të me 11 pikë ndërsa skuadra e Gjimshitit në vendin e katërt me 9 pikë.

The post Ndalet Juventusi, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: