Forumi Rinor Shqiptar përmes një postimi kanë njoftuar se të martën më 15 shtator do të organizohet një marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të verdiktit përfundimtar në Hagë. Marshimi do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00.
“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.
Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt. Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.
UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!
Sheshi “Skënderbej”- Shkup. Nesër, ora 18:00”, thuhet në njoftim.

The post “Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Euronews Albania.
