Vrasja e biznesmenit italian, ndalohet autori i dyshuar / Detajet nga hetimet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është ndaluar autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit italian në Tepelenë, i cili dyshohet të jetë ekzekutuar me armë zjarri.

Shtetasi i ndaluar është Gazmend Braçe, ndërsa viktima është i identifikuar si Edoardo Sarchi. Sarchi rezulton të jetë një biznesmen italian, pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.

“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha më herët policia.

Por nga hetimet e Policisë kanë dalë detaje të reja mbi ngjarjen. Dyshohet se 44-vjeçari italian ka humbur jetën si pasojë e një goditje në kokë (ende nuk është verifikuar nëse ka qenë armë ose jo).

Policia ka marrë me rezerva dëshmitë e personave që kanë qenë me italianin kur ka ndodhur ngjarja. Ata deklaruan se një person i panjohur i ka dalë para italianit dhe e ka qëlluar, por policia ka dyshime për vërtetësinë e dëshmive.

Në automjetin e shtetasit italian nuk është gjetur asnjë gjurmë arme zjarri, ç’ka shton dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur jashtë makinës.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë.

The post Vrasja e biznesmenit italian, ndalohet autori i dyshuar / Detajet nga hetimet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: