Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Nikollë Camaj ka folur këtë të martë për Euronews Albania lidhur me lajmet e përhapura në vend dhe rajon të cilat e kanë cilësuar Shqipërinë si destabilizuese të politikave të Malit të Zi.
Sipas Camaj, bazuar në kontaktet personale me kryeministrin malazez, Shqipëria nuk është një ndër shtetet që përbën kërcënim për Malin e Zi përkundrazi, të dyja shtetet janë të interesuara për angazhimin e njëra tjetrës në rrugën drejt BE-së.
“Mëse e qartë ditëve të fundit kjo lufta hibride, ka marrë një drejtim që provon që të dëmtojë rrugëtimin evropian të Malit të Zi dhe natyrisht që këto informacione kanë ardhur dhe tek kryeministri i cili doli me një deklaratë para pak ditësh mirëpo në bazë të kontakteve personale dhe me të por edhe me njerëzit nga zyra e tij përjashtohet Shqipëria edhe pse mediat e paraqiten si një prej shteteve që kërcënon . Përjashtohet e gjitha si mundësi që kjo mund të jetë meqë të gjithe ne promovojmë raporte tejet të mira me Shqipërinë dhe interesimin e Shqipërisë që ne do të jemi anëtar i rradhës duke pritur që dhe Shqipëria do të jetë së shpejti”,u shpreh ai.
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi rikonfirmoi se lajmet e përhapura ishin të rreme dhe kishin për qëllim prishjen e raporteve të dy vendeve.
“ Të gjitha shkrimet që u paraqitën ditën e parë ishin një kontribut i rremë i kësaj lufte hibride, dihet që është dhënë për të provuar se prishen raportet ë Malit të Zi me Shqipërinë. “, shtoi Camaj.
The post Kush po e kërcënon Podgoricën? Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi: Përjashtohet Shqipëria appeared first on Euronews Albania.
