Vrasja e Klevis Lleshit/ Dalin sot para GJKKO-së ekzekutori dhe bashkëpunëtori i tij

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të cilët u arrestuan për vrasjen e Klevis Lleshit, do të dalin sot përpara Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) për tu njohur me masën e sigurisë. Sabah Nuzi akuzohet si vrasës me pagesë, pasi dyshohet se ka marrë nga porositësi, Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri 50 mijë euro për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale; Vrasje për gjakmarrje, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, Fshehja ose asgjesimi i kufomës, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Credins Bank oferte per pajisje me POS
Ndërsa Samet Loka akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, me aktivitet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pastrimit të parave. Ndaj tij rëndojnë akuzat për konsumim të vepra penale; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Grupi i strukturuar kriminal, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

The post Vrasja e Klevis Lleshit/ Dalin sot para GJKKO-së ekzekutori dhe bashkëpunëtori i tij appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: