Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë te rrethrrotullimin e Cërrikut, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve të para, dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në mjetet e përfshira.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkak i mundshëm i përplasjes dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara, e kombinuar me lagështirën në rrugë si pasojë e kushteve atmosferike.
gijotina.com/
The post Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Cërrikut, dy persona përfundojnë në spital appeared first on GIJOTINA.
