Trump: Do të heq tarifën prej 15% për uiskin irlandez

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez.

Trump në fund të një turneu golfi në Irlandë, deklaroi se shumë njerëz, përfshirë lojtarë golfi, e kishin pyetur se çfarë kishte ndërmend të bënte me këtë tarifë të veçantë.

“U thashë atyre që më pyetën se, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të heq tarifat për uiskin irlandez”, shtoi ai.

Uiski irlandez aktualisht përballet me një tarifë prej 15% të vendosur nga Trump për importet nga Bashkimi Evropian. Trump njoftoi në maj se po hiqte disa tarifa për uiskin britanik, i cili përfshin uiskin skocez dhe pijet alkoolike të prodhuara në Irlandën e Veriut.

Në maj, Shoqata Irlandeze e Uiskit bëri thirrje për heqjen e tarifave, duke argumentuar se një hap i tillë do të ndihmonte shumë kompani amerikane me produkte irlandeze në portofolet e tyre dhe do të shmangte pasigurinë për konsumatorët.

The post Trump: Do të heq tarifën prej 15% për uiskin irlandez appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: