Lajm i fundit/ Përplasen 2 makina në Cërrik, pagosen 5 persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident taportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas mbrëmjen e kësaj të diele. Një automjet me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Lajm i fundit/ Përplasen 2 makina në Cërrik, pagosen 5 persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: