Milani me 10 lojtarë mund kampionët dhe merr vendin e parë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Milani ka arritur një fitore tepër të rëndësishme përballë Napolit në kryesfidën e javës së 5-të të Serie A, me “Djallin” që triumfoi 2-1 në shtëpi.

Sfida e luajtur në “San Siro” nisi me një ritëm të lartë nga kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Saelemaekers.
Skuadra e Allegrit filloi të buzëqeshte, kur në minutën e 31-të ishte Pulisic që dyfishoi shifrat. Napoli reagoi, por gjeti përballë një Menja në formë, i cili ndali përpjekjet e Gutierrez dhe Mek Tominej.

Në minutën e 25-të, kuqezinjtë dyfishuan me Pulisiç, pas një aksioni të shpejtë ku u kombinua me Pavloviç dhe Fofana. Topi i tij u devijua nga Huan Zhezus dhe përfundoi në rrjetë, duke e çuar amerikanin në kuotën e katër golave këtë sezon, duke kryesuar klasifikimin e golashënuesve në Serie A.

Pjesa e dytë nisi keq për Milanin: Estupinan shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq, pas faullit ndaj Di Lorenco.

Nga pika e bardhë, Kevin De Bryjn nuk gaboi, duke ngushtuar diferencën. Alegri sakrifikoi Pulisiç për të futur Bartesaghin, ndërsa tensioni në fushë u rrit.

Napoli shtoi presionin, por Milani rezistoi me vendosmëri. Rabiot ndali një goditje të Elmas, ndërsa tentativa e Neres u devijua nga Modriç dhe u përplas në traversë. Në shtatë minutat shtesë, kuqezinjtë u mbrojtën me heroizëm dhe siguruan fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Me këtë sukses, Milani jo vetëm që u ngjit në krye, por i dha fund edhe serisë prej 16 ndeshjesh pa humbje të Napolit në Serie A, një rekord që ishte më i gjati aktualisht në pesë ligat kryesore të Europës.

MILAN 2-1 NAPOLI

3′ Selemakers, 31′ Pulisiç / 60′ De Bryjn (p)

Goli i De Bryjn (VIDEO

Goli i Pulisiç (VIDEO)

Goli i Selemakers: (VIDEO)

Formacionet zyrtare:

MILAN (3-5-2): Menja, Tomori, Gabia, Pavloviç; Saelemaekers, Fofana, Modriç, Rabio, Estupinán; Pulisiç, Himenez. Trajner: Alegri.

NAPOLI (4-1-4-1): Meret; Di Lorenco, Marianuçi, Huan Zhezus, Gutierrez; Lobotka; Politano, Anguisa, De Bryjn, Mek Tominej; Hojlund. Trajner: Konte.

gijotina.com/

The post Milani me 10 lojtarë mund kampionët dhe merr vendin e parë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: