OSHEE ndërpret energjinë elektrike, Vora dhe Bërxulla zhyten në errësirë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prej afro 2 orësh qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Qytetarët raportojnë se nuk po furnizohen me energji elektrike që prej orës 18:00, ndërsa bëjnë të ditur se situata përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Balkanweb, të vetmet drita që duken në horizont janë ato të makinave që qarkullojnë në autostradën Durrës-Tiranë.

Abonentët kërkojnë nga operatorët e OSHE-së të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin e energjisë elektrike.

gijotina.com/

The post OSHEE ndërpret energjinë elektrike, Vora dhe Bërxulla zhyten në errësirë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: