Aksidenti me një të vdekur dhe katër të plagosur në Suharekë, ndalohet shoferi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma rreth orës 19:50 në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.

Nga përplasja frontale mes një makine dhe një autobusi ka humbur jetën një mashkull kosovar. Policia e Kosovës njofton se aksidenti ndodhi, pasi drejtuesi i makinës humbi kontrollin dhe kaloi në anën e kundërt.

Katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, përfshirë drejtuesin e makinës. Tre prej tyre janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, për trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari, i cili ka pësuar lëndime të rënda, është transferuar në QKUK. Prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e tij. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

 

The post Aksidenti me një të vdekur dhe katër të plagosur në Suharekë, ndalohet shoferi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: