Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mazhoranca kalon me shumicë votash kalendarin dhe programin e punimeve të Kuvendit për muajin e ardhshëm, ndërsa opozita braktisi sallën në momentin që po mbante fjalën kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla.
Me shumicë votash, u miratuan punimet nga data 29 shtator-17 tetor 2025 dhe seanca e sotme u mbyll nga kryeparlamentari Niko Peleshi.
Nuk munguan debatet dhe akuzat mes dy kampeve politike, teksa opozita pretendoi futjen në rend ditë të diskutimeve për kërkesat e saj.
The post Mazhoranca kalon me votat e saj kalendarin dhe programin e punimeve në Kuvend appeared first on Lapsi.al.
