Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Deputetët e opozitës kanë sjell fjalorin e Gjuhës Shqipe në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa fliste Klevis Balliu, ku përmendi ndër të tjera fjalën ‘gjatosh’, për kryeministrin Rama, Peleshi e ‘kritikoi’ për gjuhën.
Ndërkohë deputeti i PD-së i tregoi dhe shpjegimin e fjalës ‘gjatosh’, ndërsa tha se ishte një përkëdheli. “Fjala gjatosh, është përkëdheli, jo fyerje. Se i themi ne gjatosh, se keni problem, por e kishit te Aruba”, tha ai.
Sakaq, për këtë çështje ka reaguar dhe deputeti Luçiano Boçi, ndërsa iu kthye maxhorancës se ku ishte kjo e fundit kur Balliut Rama i kujtonte dhe i thërriste në emër të të atit, ‘Fari’.
The post Seanca parlamentare/ Deputeti i PD hap fjalorin në Kuvend: Fjala ‘gjatosh’ përkëdheli appeared first on Lapsi.al.
