Shiste kokainë dhe kanabis për një grup kriminal shqiptar, dënohet 35-vjeçari në Angli

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 35-vjeçar shqiptar, Klajdi Mehalla, është dënuar me 3 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Lartë e Staffordit, pasi shiste kokainë dhe kanabis në emër të një grupi kriminal shqiptar në Midlands, Angli.

Mehalla u arrestua në prill në Rugeley, teksa po drejtonte një automjet të siguruar në emër të dikujt tjetër.

Në posedim të tij u gjetën katër qese me kokainë, ndërsa mesazhet në telefonin e tij treguan se droga shitej tek klientët.

Ai pranoi fajësinë më 23 maj për përdorim droge me qëllim shitjeje, përfshirje në rrjetin e shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit, si dhe përdorim automjeti pa siguracion.

Policia e Staffordshire tha se Mehalla kishte një rol kyç në aktivitetin e rrjetit kriminal dhe se hetimet vazhdojnë për të goditur krimin e organizuar në zonë.

The post Shiste kokainë dhe kanabis për një grup kriminal shqiptar, dënohet 35-vjeçari në Angli appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: