EMRI/ E dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 46-vjeçarja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 46-vjeçare, dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas në  Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të narkotikëve, ka rënë në prangat e policisë Durrës.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjykata e Shkallës e Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 169, datë 27.09.2025, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për këtë shtetase, në funksion të njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Apelit të Bolonjas, Itali, të vitit 2020, mbi bazën e të cilit është dënuar shtetasja Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

The post EMRI/ E dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 46-vjeçarja appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: