Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pika kufitare e Kapshticës është përfshirë nga një fluks i shtuar udhëtarësh, me qytetarë që presin prej më shumë se një ore për të kaluar në territorin grek.

Përveç lëvizjeve të shtuara për shkak të fundjavës, një tjetër faktor që po ndikon në rritjen e kalimeve është edhe tendenca e banorëve të Korçës dhe zonave të juglindjes për të kryer blerjet e përditshme në Greqi.

Çmimet më të favorshme të disa produkteve, si dhe kostoja më e ulët e karburantit, po bëjnë që familje të shumta të zgjedhin të udhëtojnë përtej kufirit për të bërë furnizimet.

Për banorët që jetojnë pranë kufirit, blerjet në Greqi janë kthyer gradualisht në një mënyrë për të kursyer në shpenzimet familjare, ndërsa kjo lëvizje e shtuar reflektohet edhe në radhët e krijuara në Kapshticë.

Në pikën kufitare vijon përpunimi i udhëtarëve, ndërsa sipas burimeve nga kufiri, gjatë fundjavave numri i shtetasve që dalin nga Shqipëria përmes Kapshticës kalon 10 mijë

The post Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: