OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan.
Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Rezoluta e propozuar e përmirëson një padrejtësi historike, por e përdor projeksioni e Equal Earth, që e paraqet Kosovën si shtet më vete. Kjo shkon në kundërshtim me rendin tonë kushtetues dhe interesat kombëtare, dhe nuk mund të përkrahet as indirekt. Përkrahja e një propozimi të tillë mund të keqpërdoret apo interpretohet si mbështetje për pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, ka thënë Ministria e Jashtme e Serbisë në një përgjigje me shkrim për BBC në serbisht.
Propozues i rezolutës ishte Togo, shtet afrikan që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2014, por që sipas pretendtimit të Serbisë e ka tërhequr njohjen në vitin 2019.
The post Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur appeared first on Euronews Albania.
