Eugena Tomini u zgjodh zv.ministre/ Zgjidhet drejtoresha e re e ISHP

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dorina Toçi është zgjedhur drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Toçi do të zërë vendin e Eugena Tominit, e cila më parë ka kryer këtë detyrë.

Toçi më herët ka pasur detyrën si Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike në ISHP dhe shefe sektori në njësinë e performancës së Shëndetit Publik. Ndërsa Eugena Tomini u largua nga detyra pasi mori postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.

The post Eugena Tomini u zgjodh zv.ministre/ Zgjidhet drejtoresha e re e ISHP appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: