I ulen 5 vite, Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve.

Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, të cilët ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit.

Ishin avokatët e Becchettit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të Shkallës së Parë që e dënoi biznesmenin italian me 17 vite burg, nën akuzën se ai, përmes kompanive të tij, kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

I akuzuari tjetër në këtë proces, Mouro de Renzis u dënua përfundimisht me 12 vite burg, nga 16 vjet burg që e dënoi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Ndërsa në fuqi u la dënimi për Eriona Troplinin dhe Liliana Condimitti, të dënuara me nga 8 vite burg secila.

The post I ulen 5 vite, Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: