Volejbolli për femra, Skënderbeu synon titullin kampion

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Skënderbeu i volejbollit për femra këtë sezon është ndërtuar me një objektiv të qartë: titullin kampion. Trajneri Olsi Haxhillari do të ketë në dispozicion një grup të konsoliduar lojtaresh, ku krahas volejbollisteve korçare, skuadra ka rikthyer në gjirin e saj disa prej lojtareve të njohura.

Mes tyre është edhe Sara Malaj, ndërsa në ekip janë afruar edhe volejbolliste të huaja, të cilat pritet të bëjnë diferencën në garën për trofe. Për trajnerin Haxhillari, Skënderbeu, Pogradeci dhe Tirana janë skuadrat që pritet të luftojnë për titullin.

Një nga afrimet e rëndësishme është amerikania Ramonni Cook, e cila këtë sezon do të veshë për herë të parë fanellën e Skënderbeut. Objektivi i saj është i qartë: trofeu i kampionatit.

“Kemi shumë punë për të bërë, kemi goxha rrugë për të bërë. Ne duam të fitojmë kampionatin. Me pare kisha dëgjuar pak Skënderbeun, por këtu ndihem shumë e gjallë, bëjmë stërvitje dy herë në ditë vajzat me kane mirëpritur dhe uroj të kontribuoj për Skënderbeun si kampion”, thotw Cook.

Pas një sezoni te Tirana, Sara Malaj rikthehet te Skënderbeu. Volejbollistja korçare kërkon që rikthimi të shoqërohet edhe me një tjetër titull kampion për skuadrën e qytetit të saj.

Skënderbeu ka qenë ndër ekipet më të suksesshme të volejbollit shqiptar në vitet e fundit, duke fituar tituj kampionë dhe kupa. Pas dy sezonesh pa trofe, korçaret e rrjetës kërkojnë të rikthehen te suksesi dhe të vendosin sërish në Korçë trofeun e kampionatit.

The post Volejbolli për femra, Skënderbeu synon titullin kampion appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: