Belgjika i vë kusht Infantinos për mbështetjen në FIFA

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Belgjika ka paralajmëruar se nuk do ta mbështesë Gianni Infantinon për një mandat të ri si president i FIFA-s, nëse nuk merr sqarime për rastin e Folarin Balogun dhe çështje të tjera të qeverisjes.

Federata belge kërkon shpjegime për vendimin e FIFA-s që pezulloi dënimin e Balogunit, duke i mundësuar atij të luante ndaj Belgjikës. RBFA ka kërkuar që rasti të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s më 15 tetor.

Belgjika kërkon më shumë transparencë dhe garanci për mënyrën se si do të trajtohen raste të ngjashme në të ardhmen.

The post Belgjika i vë kusht Infantinos për mbështetjen në FIFA appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: