Mourinho para sfidës me Interin: Dua të fitoj

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Jose Mourinho foli në prag të përballjes me Interin në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se objektivi i Real Madridit është fitorja.

“Dua të fitoj. Nuk dua të luajmë mirë dhe të humbasim, siç ndodhi ndaj Betisit. Dua të fitoj”, deklaroi Mourinho.

Portugezi theksoi se skuadra është rikuperuar mirë dhe se është gati për sfidën në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht disa mungesave.

I pyetur për formacionin dhe zëvendësuesit e lojtarëve të pezulluar, Mourinho nuk pranoi të zbulonte planet e tij, derisa foli edhe për rëndësinë e ndeshjes.

“Kemi tre, katër ose pesë alternativa, por nuk do t’ju tregoj asgjë. Gjatë ndeshjes është thjesht një tjetër ndeshje. Pas saj, po, mund të jetë speciale”, tha ai.

Në fund, Mourinho u shpreh se do të ishte shumë i lumtur nëse do ta fitonte Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por theksoi se e kaluara e tij në klub tashmë është një kapitull i mbyllur.

The post Mourinho para sfidës me Interin: Dua të fitoj appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: