Pas 21 ditësh pa gjurmë, i moshuari nga Ferizaj gjendet në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Hamëz Ismaili, 80-vjeçari nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë. Aktualisht ai ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, e cila njoftoi se gjetja e 80-vjeçarit është bërë pas kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit me institucionet e sigurisë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e Hamëz Ismailit, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Sipas njoftimit, Ismaili është gjetur në Tiranë dhe aktualisht po merr trajtim në spital.

“Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij”, thuhet më tej.

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka falënderuar Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe qytetarët, institucionet dhe të gjithë personat që kontribuuan në kërkimet dhe ndihmuan në gjetjen e 80-vjeçarit.

The post Pas 21 ditësh pa gjurmë, i moshuari nga Ferizaj gjendet në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: