Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak, nga qeveria Rama.
Në një përgjigje për mediat, Gjykata konfirmon se në përputhje me Nenit 115 të Kushtetutës, në rast ankimi, vendimmarrja pezullohet automatikisht.
Gjykata Kushtetuese shton se vijon të monitorojë procesin dhe do të japë vendimin përfundimtar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Një javë më parë, qeveria Rama 4 firmosi shkarkimin e Erion Veliajt nga pozicioni i kryebashkiakut të Tiranës, duke finalizuar urdhrin e kryministrt në Asamblenë e PS. Më 23 shtator, pas këresës së Ramës, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi në favor të shkarkimit të Veliajt, duke iu referuar nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”. Ky nen bën të mundur shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj. Meqenëse Veliaj ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, kjo masë ligjore u zbatua.
Vendimarrja megjithatë u ankimua nga Veliaj në Gjykatën Kushtetuese. Ai argumenton se një kryetar bashkie nuk mund të shkarkohet pa një shkelje të rëndë të provuar dhe se vendimi bie ndesh me Kushtetutën.
The post Lufta Rama-Veliaj, Kushtetuesja pezullon shkarkimin e Veliajt appeared first on GIJOTINA.
