Befasi për katalanasit, PSG përmbys rezultatin në fund (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Barcelona-PSG ishte padyshim ndeshja më interesante e këtij turi në fazën në grupin e përbashkët të Ligës së Kampioneve.

Spanjollët shihen nga të gjithë si favoritë për të fituar trofeun falë talenteve të jashtëzakonshëm që kanë në radhët e tyre, me Lamin Jamal i cili kthehet përsëri si protagonist mes titullarëve pasi ka lënë pas dëmtimin.

Nga ana tjetër mungonte “Topi i Artë” Dembele për shkak dëmtimi, teksa Luis Enrike i ka besuar një fanellë titullari të riut Majulu në radhët e skuadrës fituese në fuqi të turneut.

BARCELONË – PSG 1-2

Torres 19′ / Majulu 38′, G.Ramos 90′

90′ GOOOOL PSG 1-2/ Përmbyset rezultati, kampionët në fuqi shënojnë me Gonçalo Ramos, i cili nuk fal pas asistit të Hakimit. Në festë francezët.(VIDEO) 

38′ GOOOOOL PSG 1-1/ Vendoset baraspesha, francezët realizojnë me Majulun, pas asistit fantastik të Nuno Mendesh. Nuk fal talenti i PSG-së, duke mposhtur me të majtën Sheznin.(VIDEO) 

19′ GOOOOL BARCELONA 1-0/ Aksion model i katalanasve, Ferran Torres gjen rrugën e rrjetës pas asistit të Rashford. (VIDEO) 

FORMACIONET ZYRTARE

gijotina.com/

The post Befasi për katalanasit, PSG përmbys rezultatin në fund (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: