Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki në datën 9 nëntor. Dekreti është firmosur pavarësisht se duket në shkelje të hapur të Kushtetutës, pasi Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushetuese.
Bashkë me Tiranën do të zhvillohen zgjedhje edhe në pesë bashki të tjera të vendit, të cilat kanë ngelur pa kryetar.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka reaguar në Facebook edhe ish-kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri akuza të forta në drejtim të Edi Ramës, për tradhti, persekutim dhe një kurth mafioz të ngritur kundër tij.
The post Begaj i bindet Ramës, zgjedhje në Tiranë në 9 nëntor appeared first on Lapsi.al.
