Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në Europë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Arbitrat shqiptarë janë zgjedhur sërish nga UEFA, për të vendosur drejtësi në ndeshjet europiane.

Të enjten, zhvillohen ndeshjet e raundit të dytë në Europa League dhe takimi Viktoria Plzen- Malmo do të gjykohet nga arbitri shqiptar Enea Jorgji.

Në krah të tij do të jenë asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është përzgjedhur arbitër i katërt.

Në dhomën e VAR-it, Jorgjin do ta mbështesë gjyqtari italian Luca Pairetto, së bashku me shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR.

Ndeshja do të luhet të enjten, më 2 tetor, në orën 18:45, në stadiumin “Stadion mssta Plzne”.

The post Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në Europë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: