Ra në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital 2-vjeçarja. Ndodhej në banesat sociale

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 2-vjeçare nga Shkodra është shtruar në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ra aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë. Për pasojë e mitura pësoi djegie.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 30 shtator, në lagjen “Skënderbeg” Shkodër, në banesat sociale ku qëndronte e mitura.

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal  Shkodër, vajza u transportua në QSUT për ndihmë të specializuar.

“Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal  Shkodër, vajza u transportua në QSUT.”- njoftoi policia.

The post Ra në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital 2-vjeçarja. Ndodhej në banesat sociale appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: