Skënderbeu U19 shkëlqen në Evropë, ndeshet me gjigantët e Anglisë në turin tjetër të UEFA-s

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Skënderbeu U19 fitoi 5 me 0 ndaj Inter Eskaldes U19 në “UEFA Youth League”. Korçarët kualifikohen kështu në gjysmëfinalet kualifikuese ku gjejnë pikërisht Aston Vilën U19.

Skënderbeu e kishte siguruar kualifikimin që në takimin e parë. Sfida në Andorrë u fitua 10 me 0 nga kampionët e Shqipërisë për grupmoshën U19.

Bardhekuqtë e kishin të lehtë edhe sot ku zhbllokimi i rezultatit erdhi nga Pinto me autogol. Më pas edhe Nasto me Shkëmbin shënuan në stadiumin “Skënderbeu”.

Fidel Korçari realizoi dopietë në këtë takim. Sfida e radhës do të jetë përballë Aston Vilës, pikërisht më 22 tetor dhe 5 nëntor.

Skënderbeu U19 5–0 Inter Eskaldes U19

3’(ag) Pinto, 7’ Nasto, 26’ Shkëmbi, 40’, 86’(p) Korçari

gijiotina.com/

The post Skënderbeu U19 shkëlqen në Evropë, ndeshet me gjigantët e Anglisë në turin tjetër të UEFA-s appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: