Aksidenti ku vdiq 41-vjeçarja/ Mjeti ku udhëtonte viktima u përplas me automjetin e “Lajthiza”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksidenti me vdekje u shënua në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, rreth orës 11:30 të paradites së sotme. Dy automjete u përplasën, përfshirë makinën e firmës “Lajthiza” që transporton ujin.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjerja që udhëtonte në makinën tip Volkswagen.

Viktima është identifikuar si 41-vjeçarja Erjola Sinani, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe”, njoftoi policia vendore.

The post Aksidenti ku vdiq 41-vjeçarja/ Mjeti ku udhëtonte viktima u përplas me automjetin e “Lajthiza” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: