Rama tallet me Macronin për lapsusin e Trump: Nuk na urove për paqen me Azerbajxhanin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pak para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ironizuar lapsusin e Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë.

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Rama i drejtohet presidentit francez Emmanuel Macron dhe thotë: Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”

Rama: Duhet të kërkosh falje!

Macron: Pse?

Rama: Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!

Macron: Më vjen keq pra!

Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt!

Lapsusi ndodhi gjatë një fjalimi të Trump-it, kur ai përmendi Shqipërinë në vend të Armenisë, duke thënë se “është shuar konflikti me Azerbajxhanin”.

 

The post Rama tallet me Macronin për lapsusin e Trump: Nuk na urove për paqen me Azerbajxhanin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: