Stuhi në SHBA, momenti kur shtëpitë shemben nga valët e Atlantikut (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Valët e Oqeanit Atlantik kanë shembur gjashtë shtëpi në Karolinën e Veriut, të cilat janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë. Imazhe të tilla janë të zakonshme përgjatë bregdetit të shtetit të prekur nga erozioni. Mediat e huaja thanë se gjashtë shtëpitë e pabanuara u shembën brenda 45 minutash, por fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.

Zyrtarët e Shërbimit të Parkut Kombëtar u bënë thirrje vizitorëve të qëndrojnë larg rrënojave dhe të jenë të kujdesshëm për shkak të mbeturinave potencialisht të rrezikshme në plazh dhe në valë. Lartësia e valëve në lindje të zonës tejkalonte 4.5 metrat.

Valët që goditën bregdetin e Karolinës së Veriut ishin veçanërisht të forta, me një periudhë 15-sekondëshe, e cila i referohet kohës midis kreshtave të valëve. Sa më e gjatë kjo periudhë, aq më shumë energji mbartin valët.

The post Stuhi në SHBA, momenti kur shtëpitë shemben nga valët e Atlantikut (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: