Wizz Air në vështirësi, por CEO Jozsef Varadi i jep vetes 3.9 milionë euro shpërblim bashkë me pagën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Wizz Air ka konfirmuar se drejtori ekzekutiv, Jozsef Varadi, ka marrë një paketë kompensimi me vlerë gati 3.9 milionë euro për vitin financiar që përfundoi në mars 2025, gati trefishi i asaj që përfitoi një vit më parë.

Rritja u ndikua kryesisht nga një shpërblim i veçantë në aksione prej 2.3 milionë euro, të cilit iu shtua paga bazë prej 775 mijë euro dhe stimuj të tjerë, raporton Skyweb.al.

Granti u ekzekutua pavarësisht se kompania raportoi fitime më të ulëta, çka ka hapur debat mes aksionerëve mbi shpërblimet e drejtuesve në raport me performancën.

Ironikisht, bonusi i lartë erdhi në një periudhë kur vetë kompania po përballet me vështirësi operative për shkak të problemeve me motorët Pratt & Whitney në avionët A320neo dhe A321neo.

Rreth 20% e flotës së Wizz Air, mbi 40 avionë, janë detyruar të qëndrojnë në tokë, duke goditur ndjeshëm operacionet dhe fitimet.

Kompensimi e vendos Varadin në të njëjtin nivel me shefin e Ryanair, Michael O’Leary, i cili fitoi rreth 4.5 milionë euro në vitin 2024, dhe dukshëm mbi drejtuesin e easyJet, Kenton Jarvis, paketa e të cilit mbetet nën 1 milion euro.

/skyweb/

The post Wizz Air në vështirësi, por CEO Jozsef Varadi i jep vetes 3.9 milionë euro shpërblim bashkë me pagën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: